0

KNJF me 30.08.2016 mban takimin e rregullt mujor

Këshilli për Ndihmë Juridike Falas (KNJF) i kryesuar nga Kryesuesi z. Baki Gimolli me dt. 30.08.2016 mbajti takimin e rregullt mujor me këtë rend dite : Miratimi i procesverbalit i takimit të fundit të KNJF-së Informim nga Kryesuesi i Këshillit lidhur me hartimin e koncept dokumentit për ndryshimin e Ligjit 04/ L – 017 për […]
By : Agjencia Prishtinë | Gus 31, 2016
0

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për përkrahjen e ofrimit të shërbimeve efikase dhe efektive të ndihmës juridike falas në Kosovë

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka nënshkruar  Memorandumin e  Mirëkuptimit për themelimin e mekanizmit koordinues për përkrahjen e ofrimit të shërbimeve efikase dhe efektive të ndihmës juridike falas në Kosovë. Memorandumi është nënshkruar ndërmjet institucionit të, Avokatit të Popullit, Odës së Avokatëve të Kosovës, , Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, OJQ-së “A            CDC”,OJQ-së […]
By : Agjencia Prishtinë | Gus 18, 2016

Mirë se vini në faqen zyrtare të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas

Me krijimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në regjionin e Evropës Jug-Lindore, në muajin Maj 2006, është insititucionalizuar ndihma juridike në Kosovë, e cila ofron dhe siguron qasjen e barabartë në drejtësi, për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke konfirmuar gatishmërinë e institutucioneve të Kosovës në promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e parimeve të të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës (Neni 31), ri-konfirmon që “Ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare, nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi”, duke e vë në pah parimin e të drejtës së qytetarëve për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Agjencioni për Ndihmë Juridike Falas në Republikën e Kosovës, veprimtarinë e tij ushtron si organ i pavarur, përgjegjës për sigurimin e ndihmës juridike falas, në lëmitë civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilëve ju mohohet qasja ne drejtesi, per shkak te mungeses se mjeteve materiale, dhe të cilët i plotësojnë kriteret e percaktuara me ligj.

Në përputhshmëri me Ligjin Nr.04/L-017 për Ndihmë Juridike falas, është paraparë funksionalizimi i ndihmës juridike në Kosovë. Agjencia është institucion i pavarur publik i cili ushtron funksionet dhe përgjegjësitë në pajtim me ketë ligj.

Agjencia për ndihmë juridike falas është institucion i vetëm në territorin e Republikës së Kosovës përgjegjës për oranizimin dhe ofrimin e ndihmës juridike falas.

Organet e Agjencisë janë:

  1. Drejtori Ekzekutiv,
  2. Zyrat rajonale për ndihmë juridike falas.

Aktualisht ofrimi i ndihmës juridike shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, nëpërmjet 5 zyrave rajonale për ndihme juridike falas në 5 (pesë) regjione të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan, dhe deri në qershor të vitit 2015 ndihma juridike ofrohej edhe në 8 zyra për ndihmë juridike të cilat fillimisht për mbi 4 vite janë përkrahur nga projekti “Avancimi i Drejtësisë Gjinore” - UNDP, ndërsa më pas për 6 muaj nga projekti "Qasje e Barabartë në Drejtësi" nga Ambasada Mbretërore e Norvegjisë. Këto zyra ofronin ndihmë juridike në: Ferizaj, Graçanicë, Dragash, Gjakovë, Mitrovicë Veriore, Skenderaj, Klinë dhe Kllokot.

Close